Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) me 20 shtator iu bashkua botës në celebrimin e “Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar”.
Nën ombrellën e Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar (FISU), FISU ka shënuar këtë ditë me shumë aktivitete sportive, ku morën pjesë afro 200 studentë.
Për organizimin e kësaj dite, FISU ka përcjell një letër tek FSUNK, ku falënderon Federatën tonë, në veçanti presidentin Musa Selimi, për organizimin e mirë të kësaj dite.
Ndër të tjerash, në letrën e presidentit të FISU-së, z. Oleg Matytsin dhe sekretarit gjeneral të saj, z. Eric Saintrond, thuhet se festimi i kësaj dite në Kosovë është një shembull i mirë për të tjerët.
“Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar në Kosovë është një shembull i mirë i një anëtari aktiv të FISU-së. Përmes aktiviteteve të ndryshme të organizuara për këtë ditë (IDUS), FSUNK ka kontribuar në mënyrën më të mirë të mundshme në zhvillimin e sportit universitar, duke u bërë kështu një shembull i mirë për anëtarët e tjerë”.
FSUNK është anëtar i dy federatave kryesore të sportit universitar: Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar si dhe Federatës Evropiane të Sportit Universitar (EUSA). /arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje