
Roberto Firmino of Liverpool during the Premier League match at Anfield, Liverpool. Picture date: 1st February 2020. Picture credit should read: James Wilson/Sportimage via PA Images
Roberto Firmino raportohet se do të largohet nga Liverpooli pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas gazetarit nga “Sky Sport”, Florian Plettenberg, sulmuesi brazilian ka vendosur përfundimisht për t’u larguar pas tetë vitesh të kaluar në “Anfield”.
Firmino thuhet se sot e ka informuar trajnerin, Jurgen Klopp. Sipas Plettenberg, biseda mes tyre ishte e mirë dhe lojtari ia bëri të ditur gjermanit se ai do të “luftojë” për skuadrën deri në fund.
Kësisoj, 31-vjeçari pritet të largohet si futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me “Të Kuqtë” skadon në verën e këtij viti.
Ish-sulmuesi i Hoffenheimit nuk e ka zgjedhur ende klubin e tij të radhës.
Firmino është pjesë e Liverpoolit nga viti 2015. Ai ka regjistruar deri më tani 352 paraqitje, ka shënuar 107 gola dhe ka kontribuar me 78 asistime.
Gjatë kësaj periudhe, Roberto Firmino ka fituar shtatë trofe me Liverpoolin. /GE/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu