Ndeshja ndërmjet Fiorentinës dhe Lazios, është duke u bërë tejet interesante.
Pas 14 minutav të parë, gjyqtari kryesor Antonio Damato përjashtoi dy lojtarë me karton të kuq, Marco Sportiello, e skuadrës vendase në minutën e shtatë dhe Alessandro Murgia të Lazios, në minutën e 14-të.
Vetëm dy minuta më pas, skuadra vendase kaloi në epërsi me golin e mesfushorit Jordan Veretout, për 1 me 0.
Në minutën e 31-të, i njëjti lojtar shënoi përsëri nëpërmjet një penalltie, për rezultatin 2 me 0.
Lazio ngushtoi epërsinë në minutën e 39-të, me golin e mesfushorit spanjoll Luis Alberto.
Goli i barazimit nuk vonoi shumë, dhe mbrojtësi, Martin Cacares shënoi në minutën e 45-të për rezultatin 2 me 2. /arbresh.info/
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...