Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar datën se kur do të mbahet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Takimi ndërmjet Gjilanit e Prishtinës zhvillohet më pesë qershor në ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në bazë të shortit, SC Gjilani në këtë takim do të jetë në cilësi të vendasit dhe do të luajë me fanella të kuqe, derisa FC Prishtina në cilësi të mysafirit do të luajë me fanella të bardha.
Në këtë takim është bërë edhe ndarja e tribunave për tifozeritë e organizuara, ku “Skifterat” e SC Gjilanit, do të vendosen në tribunën veriore, derisa “Plisat” e FC Prishtinës, do të vendosen në tribunën jugore.
Çmimi i biletave të finales është si vijon: Tribuna perëndimore 10 euro, tribuna lindore 5 euro dhe jugu e veri nga 3 euro./Arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...