Fillon shuarja e yllit kosovar, trajneri i Norwich humb besimin ndaj tij

10:03 | 30 Gusht 2022
KRG

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ende nuk ka arritur ta bind trajnerin e Norwich City, Dean Smith.

Rashica ende nuk ka arritur të jetë titullar në formacionet e skuadrës angleze.

Smith të hënën në konferencë për media  para ndeshjes ndaj Birmingham, ka deklaruar se pret angazhim më të madh në stervitje nga Miloti.

26-vjeçari  në dy ndeshjet e fundit nuk është aktivizuar as edhe një minutën, ndërsa  deri më tani është paraqitur vetëm në katër ndeshje me fanellën e Norwich City, përcjell arbresh.info.

Ndeshja e vetme që ka luajtur nga fillimi deri në fund të ndeshjes ndaj Bournemouth në kuadër të EFL Cup, ndërsa në tri ndeshjet e tjera, është zëvendësuar.

“Besimi i tij është pak i ulët për momentin, sikurse i çdo lojtari që mund të jetë” ka thënë Smith. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale