Manchester United e ka nisur në formë perfekte ndeshjen si mysafirë kundër Fulhamit.
“Djajtë e Kuq” kanë realizuar dy gola pas vetëm 23 minutave lojë në ndeshjen si mysafirë në kuadër të xhiros së 26-të në Premierë Ligë kundër Fulhamit, shkruan portali arbresh.info.
Golin e epërsisë e shënoi mesfushori francez Paul Pogba në minutën e 14′ të ndeshjes duke mposhtur portierin e skuadrës nikoqire me një goditje nga një kënd shumë i vështirë.
Por, vetëm pak minuta më vonë, Anthony Martial realizoi supergol për 2 me 0 me anë të një kundërsulmi.
Me të hyrë në zonën e rreptësisë pas një vrapimi të gjashtë më shumë nga gjysma e fushës, Martial mposhti portierin Sergio Rico duke shënuar vërtetë gol të bukur./arbresh.info/
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet