Ajo që i ka pasur më së shumti frikë tashmë i ka ndodhur Filipe Luisit.
Mbrojtësi është konfirmuar tani se ka thyer këmbën e tij të majtë, gjë që do thotë se nuk do të jetë në dispozicion për Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Ai u lëndua pas goditjes nga Eder gjatë ndeshjes në Evropa Ligë të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes ndërmjet Lukomotiv Moscow dhe Atletico Madridit.
Edhe pse klubi spanjoll pretendoi fillimisht që lojtari kishte mavijosur këmbë, ekzaminimet tutje të kryera pas rikthimit në Madrid shfaqën që situata është më serioze.
“Filipe Luis i është nënshtruar rrezeve X dhe ato kanë konfirmuar se lojtari ka pësuar një thyerje në kërci të këmbës së tij të majtë”, shkruan gjiganti në një deklaratë.
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...