Kosova është ngjitur për një pozitë në renditjen e FIFA-s për muajin tetor, Shqipëria ka pësuar rënie .
‘Dardanët’ fituan me Maltën dhe barazuar në udhëtim me Ishujt Faroe në Ligën e Kombeve, çka i mundësuan ngritje në renditje për një pozitë më lartë.

Në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuar të enjten, Kosova renditet në vendin e 137, me 1099 pikë.

Në anën tjetër, Kombëtarja Shqiptare ka pësuar rënie për tri pozita, ku nga vendi 57, tani renditet në vendin e 60 me 1372 pikë.

Shqipëria barazoi në miqësore me Jordaninë dhe humbi nga Izraeli. Vendimi i parë vazhdon të mbahet nga Belgjika me 1733 pikë dhe pas tyre vijnë Franca me 1732 pikë.
Dhjetë vendet e para mbyllen me Brazilin, Kroacinë, Anglinë, Uruguain, Portugalinë, Zvicrën, Spanjën dhe Danimarkën.

Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...