FIFA ka mbajtur një minutë heshtje për Fadil Vokrrin në kongresin e 68 që po mbahet në Moskë.
Para fillimit të kongresit, është mbajtur një minutë heshtje në nderim të kryetarëve të federative që ishin të pranishëm në kongresin e vitit të kaluar, por që kanë ndërruar jetë Brenda kësaj periudhe.
“Do të donim ti kujtojmë ata që ishin me ne vitin e kaluar dhe fatkeqësisht na kanë lënë. Ngushëllime për familjet dhe të afërmit e tyre dhe do të doja që të mbanim një minutë heshtje në nderim të tyre”, ka thënë Gianni Infantino, kryetar i FIFA-s.
Në punimet e këtij kongresi ishte planifikuar të merrte pjesë edhe ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, së bashku me zëvendëskryetarin, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu.
Legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, vdiq të shtunën në mëngjes si pasojë e sulmit në zemër.
Në këtë kongres të FIFA-s, federate e Kosovës po përfaqësohet nga zëvendëspresidenti Agim Ademi dhe nga menaxheri Bajram Shala, kurse si pikë kryesore e këtij kongresi do të jetë votimi për nikoqirin e Botërorit 2026, e ku janë dy kandidatura, ajo e Marokut dhe kandidatura e përbashkët SHBA-Kanada-Meksikë. /arbresh.info/
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...