FIFA president Gianni Infantino Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se ka “besim të plotë” në aftësinë e Meksikës për të organizuar ndeshjet e Kupës së Botës, pavarësisht valës së fundit të dhunës që ka përfshirë vendin pas vrasjes së njërit prej kriminelëve më famëkeq, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.
Operacioni i ushtrisë kundër liderit të kartelit Jalisco New Generation Cartel (CJNG) ka shkaktuar reagime të dhunshme në disa rajone të vendit, duke detyruar federatën meksikane të futbollit të shtyjë disa ndeshje për arsye sigurie.
Megjithatë, Infantino ka theksuar se FIFA është duke monitoruar situatën dhe nuk ka dyshime për organizimin e turneut.
“Ne po analizojmë dhe monitorojmë situatën në Meksikë. Dua të them qartë se kemi besim të plotë te Meksika, te presidentja Claudia Sheinbaum dhe te autoritetet. Jemi të bindur se gjithçka do të shkojë mirë,” deklaroi Infantino.
Kupa e Botës do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërsa Meksika do të presë 13 ndeshje në tri qytete: Guadalajara, Mexico City dhe Monterrey, përfshirë edhe ndeshjen hapëse më 11 qershor në stadiumin Azteca.
Edhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka siguruar se tifozët nuk do të përballen me rrezik gjatë turneut.
“Nuk do të ketë asnjë rrezik për tifozët gjatë Kupës së Botës,” ka deklaruar ajo.
Ndërkohë, përzgjedhësi i Meksikës, Javier Aguirre, ka bërë të ditur se federata ka garantuar siguri të plotë për ndeshjen miqësore kundër Islandës që do të zhvillohet në Queretaro.
Megjithatë, situata mbetet e tensionuar, pasi qyteti Guadalajara, që do të presë katër ndeshje të Kupës së Botës, është vendosur në gjendje emergjente që nga fundjava.
Infantino theksoi se Meksika mbetet një vend i madh i futbollit dhe se autoritetet do të sigurojnë rendin dhe sigurinë.
“Kupa e Botës do të jetë një festë e jashtëzakonshme e futbollit,” përfundoi presidenti i FIFA-s.
Ndërkohë, federata portugeze e futbollit ka bërë të ditur se po monitoron situatën para ndeshjes miqësore të planifikuar në stadiumin Azteca më 28 mars, duke shtuar se do të vlerësojë vazhdimisht kushtet e sigurisë./Arbresh.info
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...