FIFA ka marrë masa duke gjobitur me 20.500 dollarë Federatën Daneze të Futbollit si pasojë e shfaqjes gjysmë lakuriq të një pjesë të madhe të tifozëve të tyre në ndeshjen kundër Australisë, e vlefshme për Grupin C të Kupës së Botës 2018.
Jo vetëm kaq, FIFA ka paralajmëruar tifozët e Danimarkës dhe për sjelljen e tyre karshi tifozëve të Australisë, të cilëve i kanë hedhur “objekte seksuale” në ndeshjen e mbyllur 1-1 në Samara.
Federata Daneze e Futbollit nuk ka bërë asnjë ankesë në lidhje me këtë gjobë dhe nuk do të apelojë. Danimarka është në vendin e dytë të Grupit C, dy pikë larg Francës kryesuese ndaj të cilës do të ndeshet në “Luzhniki Stadium” të Moskës, ditën e martë.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje