FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu qirinjtë – Kupa e Botës!

14:03 | 31 Mars 2026
E.G

Federata e Futbollit të Kosovës e ka uruar Edon Zhegrovën me rastin e ditëlindjes së tij të 27-të.

Përmes disa fotografive emocionuese të djemve dardanë, shihet se yllit të futbollit i është përgatitur një tortë e cila do të shijohet pas ndeshjes.

“Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë… por e lamë për “desert” pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë”, thuhet në postimin e FFK-së.

A e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!!!

Shpërndaje në rrjete sociale