Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive e ka bërë orarin e kontrollimeve mjekësore për klubet e Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë.
Ndërkaq, klubet e Ligës së tretë do të njoftohen nga Lidhjet Rajonale për orarin e kontrollimeve mjekësore.
“Klubet e Superligës, të cilat ende nuk i kanë përfunduar kontrollimet mjekësore, duhet të kontaktojnë me zyrtarin e QKMS-së, z.Imran Isufi në tel 044 644-570 për detaje më të hollësishme”, ka njoftuar shtëpia e futbollit kosovar.
Ndërkohë, FFK-ja njofton klubet se afati kalimtar veror përfundon në datat e mëposhtme:
IPKO Superliga / Liga e Parë/ Superliga e Femrave – 16/08/2019
Liga e Dytë – 27/08/2019
Liga e Tretë / Juniorët / Kadetët / Liga U16 Femrat/ dhe të gjitha gjeneratat nëpër Lidhje Rajonale, deri më 01/09/2019.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën