Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.
Në fakt është ndryshim nga lista e publikuar disa orë më parë, pasi në të janë shtuar tre emra të rinj.
Toni Domgjoni që ishte më herët në listë nuk do të vije, derisa emrat e rinj që janë shtuar janë Kreshnik Hajrizi, Eris Abedini dhe Ermal Krasniqi, shkruan telegrafi.
Për këto dy miqësore Giresse është përqendruar kryesisht në emra të rinj. Stërvitja e parë e Dardanëve është paraparë të mbahet, të hënën, në orën 18:30, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Shumica e futbollistëve të ftuar janë për herë të parë, derisa ka edhe rikthime te DArdanët si Mirlind Daku, Blendi Idrizi, Muharrem Jashari, Jetmir Topalli, apo dy Lirim Kastratët, mbrojtësi dhe sulmuesi.
Përzgjedhësi Giresse ka lënë pa ftuar emrat kryesorë të Kosovës, pasi qëllimi është të shikohen nga afër lojtarët e rinj që janë potencial për të ardhmen për Përfaqësuesen A.

Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...