Benfica ka arritur të marrë një barazim të mjaftueshëm për të kaluar tutje në fazën e 1/8 së fianles në Ligën e Kampionëve në sfidë ndaj Monacos.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-3, shkruan Arbresh.info.
Vendasit nisën më mirë ndeshjen duke shënuar me anë të Akturkoglut. Dhjetë minuta më vonë Minamino barazoi rezultatin.
Monaco doli në epërsi gjashtë minuta pas nisjes së pjesës së dytë me golin e Ben Seghir.
Ndërkohë pas një penalltie të fituar, Pavlidis i Benficas ishte i saktë dhe barazoi rezultatin.
Francezët u rikthyen sërish në epërsi nëntë minuta para mbylljes së takimit me anë të Ilenikhenas, për të bërë sfidën akoma më të çmendur.
Tre minuta pas këtij goli rezultati u barazua sërish me Kokcun. Deri në fund të takimit sfida u mbyll baras dhe Benfica kaloi tutje në fazën e Ligës së Kampionëve.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania