Ndeshja finale në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet sot në Drenas mes Feronikelit dhe Prishtinës.
Lideri aktual Feronikeli do të presë Prishtinën në një takim ku do të vendoset për titullin e kampionit shkruan Telegrafi
Klubi nga Drenasi ka lajmëruar se ka ende bileta në shitje dhe për pikën e tyre të shitjes.
“Ka mbetur edhe një sasi e kufizuar e biletave për ndeshjen e sotme mes Feronikelit dhe Prishtinës. Deri në ora 12:00, biletat do të shiten në pikën e zakonshme Restaurant “Dijamant”, në Drenas”.
“Kurse pas orës 12:00 do të vazhdojë shitja e tyre edhe para dyerve të stadiumit. Lusim shikuesit që të vijnë me kohë në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, pasi që dyert e stadiumit mbyllen një orë para fillimit të ndeshjes, pra në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi.
Ndeshja derbi mes Feronikelit dhe Prishtinës zhvillohet me fillim nga ora 16:00.
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...