Feronikeli ’74 dhe Ballkani kanë ndarë pikët në ndeshjen e cila u mbyll 3-3 në kuadër të xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët realizuan për 1-0 me anë të Almir Kryeziut në minutën e 11-të.
Vendasit reaguan duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 27-të përmes Sokol Kiqinës i cili shënoi një gol tejet të bukur.
Mysafirët realizuan sërish në minutën e 43-të për të rikthyer epërsinë, kësaj radhe përmes Eris Abedinit që shënoi për 2-1.
Me të filluar pjesa e dytë, Feronikeli ‘74 gjeti rrjetën sërish, ku edhe kësaj radhe autor i golit ishte Sokol Kiqina që shënoi për të barazuar rezultatin në 2-2.
Suharekasit e rikthyen epërsinë edhe një herë tjetër në minutën e 71-të përmes Almir Odës që shënoi për 2-3, por vendasit nuk u dorëzuan dhe dy minuta para fundit barazuan sërish me Armend Kryeziun që shënoi për 3-3.
Pas këtij barazimi Ballkani shkon në kuotën e 54 pikëve dhe tani ka 12 më pak se lideri Drita që numëron 66 sosh. Ndërsa Nikli është i fundi me 15 sosh dhe tashmë ka rënë nga Superliga./Arbresh.info
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...