Fernando Alonso ishte bërë gati për një event të McLaren Honda në Japoni, aty ku do të zhvillohet gara e radhës e Formula 1, por gjërat nuk shkuan sipas programit.
Gjysmë ore përpara se të niste eventi, policia nuk lejoi që të zhvillohej sipas parashikimit fillestar, pasi ishin grumbulluar shumë njerëz.
“Doja që të bëja një foto me të gjithë tifozët që kishin ardhur, por nuk na lejuan pasi policia nuk garantonte sigurinë e të gjithëve”, shpjegoi vetë piloti spanjoll.
Sipas mediave sportive spanjolle, policia arriti deri aty sa e kërcënoi Alonson me arrestim nëse do të paraqitej në event. Për këtë arsye, Alonso thjesht doli në dritare dhe përshëndeti nga aty njerëzit që ishin pranë statujës së Hachiko-s, në Tokio.
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel