Mesfushori Bruno Fernandes, është duke iu lutur klubit Sporting Lisbon për ta lejuar t’i bashkohet Manchester United këtë muaj.
Portugez ka arritur marrëveshje me United, marrëveshje në të cilën do fitojë pesë milionë euro në vit, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari në ndeshjen e kaluar iu dha lamtumirën tifozëve duke iu dërguar puthje pasi shënoi nga pika e bardhë.

Gjithashtu, presidenti i Sportingut, Frederico Varandas të premten ishte në Angli për të biseduar me gjigantin anglez.
Sipas Metro, Fernandes ka shprehur dëshirën për tu larguar, por klubi nuk është duke e lejuar.
Portugezi ka qenë besnik te Sporting që prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Sampdoria, pasi refuzoi të gjitha ofertat nga gjigantët e tjerë evropian, ndër ta edhe Tottenham.
SunSport javën e kaluar ka raportuar se transferimi i Fernandes në “Old Trafford” do kushtoi 51 milionë euro./arbresh.info.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...