Bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos në Portugali, Manuel Fernandes ka insistuar se sulmuesi i Real Madridit mund të “luaj në nivelin më të lartë deri në momentin kur dëshiron të pensionohet”.
Performancat e Ronaldos në fazat e para të edicionit 2017/18 janë vënë në pikëpytje, por 33-vjeçari ka qenë në një formë impresive gjatë javëve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi tani ka shënuar 28 gola brenda 31 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet këtë sezon në Real Madrid. Fernandes, i cili luan aktualisht te skuadra ruse Lokomotic Moscow, ka thënë se Ronaldo nuk është as afër pensionimit.
“Cristiano është i veçantë për shkak të mentalitetit të tij të fortë për fitore”, ka thënë Fernandes për ‘Omnisport’. “Ai është shumë në dijeni se çfarë duhet në mënyrë për të arritur deri te golat e tij”
“Sigurisht, ai duhet të kujdeset për vetën dhe kjo është një tjetër arsye kryesore për suksesin e tij. Një model i vërtetë i profesionalizimit dhe superioritet konstant. Duke u kujdesur për gjendjen e tij fizike dhe dëshirës për të arritur më shumë, ai mund të luaj në nivelin më të lartë deri kur dëshiron”
Ronaldo ka shënuar 14 gola brenda 20 ndeshjeve në La Liga këtë sezon, ndërsa ai ka arritur të shënoj 11 gola brenda shtatë ndeshjeve në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...