Ferizaj është shpallur kampion vjeshtor i Ligës së Parë të Kosovës. Fitorja 1:0 ndaj liderit të deritashëm, Trepça, ia ka mundësuar ekipit ferizajas që ta marrë primatin në këtë ligë, duke e zbritur gjigantin mitrovicas në pozitën e tretë, pasi KEK-u e mbylli pjesën e parë të sezonit në pozitën e dytë, me pikë të njëjta me “Xehetarët”, falë fitores në udhëtim ndaj Rahovecit, 2:1.
Ferizaj ka shfaqur formë të mirë konstante në Ligën e Parë, duke e pësuar vetëm një humbje nga 15 ndeshje të zhvilluara, krahas 10 fitoreve dhe katër barazimeve. Ndërkohë, një ndeshje mjaft interesante ishte ajo ndërmjet Vllaznisë dhe Vëllaznimit.
Gjakovarët po udhëhiqnin 2:0 në udhëtim, por skuadra nga Pozharani u rikthye furishëm, duke shënuar tre gola dhe duke i mbajtur pikët në shtëpi. Me këtë rast, gjakovarët e mbyllën stinorin vjeshtor në pozitën e 10-të, goxha larg ekipeve që e synojnë rikthimin në Superligë.
Në derbin e kryeqytetit, Flamurtari e largoi 2 Korrikun nga kreu i tabelës, duke e mposhtur 4:2. Si Kuqezinjtë, ashtu edhe ekipi verdh e kaltër, synojnë të rikthehen në elitën e futbollit kosovar, pas një kohe të gjatë.
E Dukagjini, i cili e mbylli pjesën e parë të sezonit si i pesti, me pikë të njëjta me 2 Korrikun, e përcolli në shtëpi Luftëtarin me një pesëshe.
Liga e Parë – Java e 15-të
Rezultatet
Rahoveci – KEK-u 1:2
Behari – Ramiz Sadiku 1:2
Vllaznia – Vëllaznimi 3:2
Flamurtari – 2 Korriku 4:2
Ferizaj – Trepça 1:0
Dukagjini – Luftëtari 5:0
Vitia – Fushë Kosova 3:1
Kosova (P) – Ballkani 0:1
Tabela
1. Ferizaj 15 10 4 1 25:7 34
2. KEK-u 15 10 3 2 38:7 33
3. Trepça 15 11 0 4 29:12 33
4. 2 Korriku 15 9 1 5 29:15 28
5. Dukagjini 15 9 1 5 23:17 28
6. Ramiz Sadiku15 8 3 4 25:16 27
7. Flamurtari 15 8 3 4 19:12 27
8. Vllaznia 15 5 5 5 22:21 20
9. Fushë Kosova15 6 2 7 21:21 20
10. Vëllaznimi 15 5 4 6 19:16 19
11. Vitia 15 4 4 7 12:15 16
12. Rahoveci 15 4 4 7 15:27 16
13. Ballkani 15 4 3 8 12:17 15
14. Kosova (P)15 2 2 11 10:33 8
15. Luftëtari 15 2 2 11 13:42 8
16. Behari 15 1 3 11 12:46 6
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...