Cristiano Ronaldo nuk ishte i dobishëm vetëm në fushë për Sir Alex Ferguson për shkak se sulmuesi i ndihmoi ish trajnerit të Manchester United edhe në merkato të transferime.
Duke folur në një intervistë për ‘ESPN’, Rafael zbuloi se si Ronaldo foli me të dhe vëllain e tij Fabion në telefon para se të pranonte që t’i bashkohej Manchester United në muajin shkurt të vitit 2007, transmeton portali arbresh.info.

Binjakët brazilian ishin kërkuar gjithashtu edhe nga Arsenali, por Rafael zbuloi se si një thirrje nga Ronaldo bërë që lojtari të kalonte në Old Trafford.
“Cristiano Ronaldo na thirri neve dhe na kërkoi t’i bashkohem United”, ka thënë Rafael, i cili tani luan te Lyoni. “Ai e dinte që Arsenali na kërkonte gjithashtu, por ne i kishim thënë fjalën United, dhe prindit e mi thanë që ishte më e rëndësishme”

“Nani ishte gjithashtu dhe braziliani Anderson, sigurisht. Këta tre më ndihmuan mua, vëllai im dhe braziliani tjetër Rodrigo Possebon më ndihmuan shumë sepse ne nuk mund të flisnin anglisht”
Rafael fitoi tri herë titullin në Premierë Ligë nën udhëheqjen e Sir Alex Ferguson./arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim