Lojtarët e Manchester United i kërkuan Sir Alex Fergusonit të nënshkruaj me sulmuesin Cristiano Ronaldo pasi ai i shkatërroi ata në një miqësore.
Superylli portugez mund të shkruaj historinë në Kiev mbrëmjen e sotme (e shtunë) në rast se fiton Ligën e Kampionëve, e cila do të ishte e pesta për të, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në finale pasi ka fituar këtë kompeticon tri herë nga katër vitet e fundit. Ronaldo ka luajtur një rol kryesor në këto suksese si dhe kishte shënuar gjithashtu në finalen e fituar nga Manchester United ndaj Chelseas në vitin 2008.
Dhe, ish bashkëlojtari i tij, Rio Ferdinand ka folur për herë të parë rreth takimit të tij me Ronaldon në një miqësore para-sezonale në vitin 2003, ku portugezi ishte duke luajtur te Sporting Lisboni.
“Ishte e qartë që ishte një superyll potencial. Si një 18-vjeçar, Ronaldo shkëlqeu dhe ne humbëm 3 me 1. Ne ishim në autobus pas kësaj duke e pritur drejtorin ekzekutiv David Gill dhe trajnerin Alex Ferguson”, ka thënë Ferguson për ‘The Sun’.

“Ne thjeshtë i kërkonim atij të nënshkruaj me Ronaldon. Pas një jave, ai ishte lojtar i yni. Që nga fillimi i stërvitjeve, ju mund ta shikoni që ishte tepër i talentuar. Ai kishte të gjitha aftësitë, por ajo që ishte e jashtëzakonshme ishte etika e tij në punë. Kjo nuk ishte diçka e vogël”
Ronaldo shpreson të vazhdoj me rekordin e tij fantastik në finale edhe sonte kundër Liverpoolit në Kiev./arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...