Legjenda e Manchester United-it, Rio Ferdinand beson se sulmuesi Edinson Cavani mund t’i jap këshilla mjaftë të mira Mason Greenwood-it.
Ish ylli i PSG-së dje u transferua të “Djajtë e Kuq” për një sezon me mundësi rinovimi edhe për një tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Ky transferim është i qëlluar sipas Ferdinand, që beson që uruguaiani do i jep këshilla mjaftë të mira anglezit.
“E shikoja Cavani-n si lojtar i duhur sepse kemi tre talentë sulmues të rinj që iu duhet ndihmë”.

“Atyre iu dihet asistencë. Martial është shembull sepse ai do jetë i suspenduar tani dhe duhet tjetër kush që do luajë”.
“Mënyra si luan Cavani, stërvitet, eksperienca, çfarë mund t’i mësojë lojtarëve si Greenwood”.
“Ka shënuar shumë gola dhe ka fituar trofe të shumtë. Për Greenwood që do e sheh çdo ditë, do përfitojë më së shumti”, deklaroi ai.
Cavani të United-i do fitojë rreth 10 milionë euro për edicion./arbresh.info.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku