Sipas raportimeve në Turqi, Jose Mourinho i ka kërkuar Fenerbahces transferimin e reprezentuesit italian Federico Chiesa nga Liverpooli këtë verë.
Ish-trajneri i Romës dhe Interit ka shtyrë klubin që të sjellë më shumë opsione në krahët e sulmit, për t’i dhënë atij më shumë alternativa në aspektin taktik.
Mediumi turk A Spor ka raportuar se Mourinho ka identifikuar Chiesan si një objektiv kryesor për sezonin e ardhshëm.
27-vjeçari sapo ka fituar një medalje të Ligës Premier me Liverpoolin, pavarësisht se rrallë herë shkeli fushën e lojës që prej transferimit nga Juventusi në gusht të 2024.
Ai ka bërë vetëm 12 paraqitje në ndeshje zyrtare, ku katër prej tyre erdhën në Ligën Premier në një total prej 33 minutash.
Chiesa ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime me fanellën e Liverpoolit.
Megjithatë, talenti është ende aty pas shumë problemeve me lëndime, kështu që Fenerbahce dhe Mourinho shpresojnë se mund ta nxjerrin më të mirën nga ai.
Liverpooli apgoi 12 milionë euro plus bonuse varësisht nga performancat për ta blerë nga Juventusi, andaj A Spor pretendon që ata presin të paktën 10 milionë euro nga shitja e tij këtë verë./telegrafi
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente