Fenerbahce ka arritur të kaloj në fazën e 1/8 së finales në Europa League duke e eliminuar Anderlechtin, pas barazimit në Belgjikë me rezultat 2-2.
Sfida e parë në Turqi u mbyll 3-0 në të mirë të turqve, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët ku realizoi En Nesyri në minutën e katërt.
Belgët reaguan dhe barazuan sfidën në minutën e 19-të me anë të Vazquezit. Po i njëjti lojtari i dërgoi në epërsi në minutën e 55-të.
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Akcicek barazoi sfidën në 2-2, tetë minuta pas këtij goli.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe Feneri arriti kualifikimin tutje, ku të premten mëson kundërshtarin e radhës./Arbresh.info
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...