Besiktas ka shënuar mbrëmë fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Fatih Karagumruk, në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit turk.
Një ndër lojtarët më të dalluar në fushë për Besiktasin ishte edhe sulmuesi kosovar Milot Rashica, i cili realizoi në minutën e 65-të për të dyfishuar epërsinë e ekipit të tij.
Ky ishte goli i katërt i Rashicës në këtë edicion të ri të garave në Turqi, teksa ka edhe një asistim.
Sidoqoftë, ajo që mori vëmendjen më shumë ishte mënyra se si Rashica e festoi golin pas momentit të shënimit.
Me të përfunduar ndeshja, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Rashica tregoi se fëmijët e tij i kërkuan të festoj në atë mënyrë.
“Një tjetër. Fëmijët e mi më treguan se si të festoj golin”, ka shkruar Rashica në postimin e tij në Instagram.
27-vjeçari është transferuar tek Besiktasi në gusht të vitit të kaluar pas një aventure me Norwichin në Angli, ku kartoni tij pati kushtuar rreth pesë milionë euro./Telegrafi/
View this post on Instagram
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...