Karriera e Konstantinos Karetsas i lindur në Genk të Belgjikës më 2007 ka grumbulluar tridhjetë ndeshje në elitë me klubin e vendlindjes… por ai tashmë është klasifikuar si një nga ‘yjet e së ardhmes’.
Në moshën 15-vjeçare luajti në Kategorinë e Dytë të Belgjikës, në moshën 16-vjeçare debutoi në Kategorinë e Parë dhe në moshën 17-vjeçare shënoi tashmë gola me Genkun (lider në Belgjikë) dhe me Kombëtaren e Greqisë.
Në pushimin e ndërkombëtar, Karatsas theu rekordin e Lamine Yamal në Ligën e Kombeve si golashënuesi më i ri në historinë e kësaj gare.
Në të kaluarën, dy vjet më parë, ai e bëri të qartë në një intervistë se do të dëshironte të luante “për Barcelonën ose Real Madridin”.
“Klubi i ëndrrave? Mendoj se liga spanjolle është më e mira. Ëndërroj për Barcelonën apo Real Madridin, nuk kam asnjë preferencë. Por së pari më lejoni të tregoj vlerën time në Genk”, tha ai në vitin 2023. Koha do të tregojë nëse ai e përmbush fatin e tij apo jo./telegrafi
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X