Ylli francez, Nabil Fekir ka marrë dritën e gjelbër nga klubi i tij për të rihapur bisedimet me Liverpoolin, për një transferim të verës në Anfield.
Fekir ishte sensacion në sezonin e fundit në Ligue 1, duke shënuar shumë dhe bërë shumë asistime me Lyonin.
Paraqitjet e tij të mira ia siguruar ftesën e Francës për Kupën e Botës “Rusia 2018”, teksa shumë skuadra u interesuan për të.
Para disa javësh, Liverpooli kishte arritur marrëveshje me klubin dhe lojtarin, por në fund dështoi një transferim i tij në Angli.
Por, tani Fekir ka një marrëveshje me Lyon për të rihapur bisedimet e gjigantin anglez, Liverpoolin.
Sipas mediumit The Mirror, një gjë e tillë do të ndodh vetëm pas përfundimit të Kupës Botërore.
21-vjeçari francez dëshiron një lëvizje në Anfield dhe gjithçka mund të ndryshojë nga, por Reds nuk do të kthehen në bisedime nëse kushtet e marrëveshjes nuk kanë ndryshuar që nga bisedimet e tyre të fundit.
Edhe presidenti i klubit francez ka deklaruar para disa ditësh së Liverpooli është klubi i ëndrrave për Fekirin. /Telegrafi/
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u a...
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...