Real Madridi tash e sa kohë është duke menduar për të ardhmen e klubit.
Los Blancos janë duke i blinduar yjet e tyre, shkruan Arbresh.info.
Pas rinovimit të kontratës me Vinicius Jr, Rodrygon së fundi edhe me Camavingën, tani koha ka ardhur për diamantin e Real Madridit Federico Valverden.
Uruguaiani ka nënshkruar kontratë të re me Los Blancos, deri në vitin 2029.
Padyshim Fede është një nga lojtarët kyç të Real Madridit në mesfushë, për shumë kohë ai ka luajtur edhe në sulm ku tregoi potencialin e tij.
Valverde është pjesë e Real Madridit që nga viti 2016, por ka luajtur si huazim për Deportivo La Corunan deri në vitin 2018./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë