Federata e Futbollit të Kosovë ka njoftuar të gjitha klubet pjesëmarrëse në garat që organizohen nga FFK, për programin “FIFA Connect”.
Klubet janë të obliguara të plotësojnë një formular, të cilin mund ta gjejnë në faqen zyrtare të Federatës.
Kjo formë ka qenë e iniciuar nga programi FIFA Connect dhe duhet të plotësohet patjetër nga gjitha klubet.
Data e fundit për dorëzim të formularit është 26 maj 2017, në ora 14:00.
Më poshtë e keni njoftimin e plotë të FFK-së.
“Në kuadër të programit “FIFA Connect” të gjitha klubet pjesëmarrëse në garat që organizohen nga FFK-ja janë të obliguara që të plotësojnë këtë formular (kliko këtu për ta shkarkuar) dhe të njëjtin të plotësuar duhet ta dërgojnë në emailin: [email protected].
Kjo formë ka qenë e iniciuar nga programi FIFA Connect dhe duhet të plotësohet patjetër nga gjitha klubet. Forma duhet të dërgohet më së largu deri më datën 26/05/2017 në orën 14:00″.
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...