Pisa e Gennaro Gattusos dhe futbollistëve shqiptarë, Samir Ujkani, Edgar Çani e Rey Manaj, kanë marrë edhe një dënim tjetër me heqje të tre pikëve në Serie B për pagesat e vonuara.
Pisas i janë zbritur tashmë pikët për dështimin për të paguar në kohë tatimin mbi të ardhurat dhe kontributet për organet COVISOC dhe INPS.
Lexo po ashtu:
Skuadra e shqiptarëve në Serie B ‘gozhdohet’ nga shteti
Skuadra e shqiptarëve në Serie B ‘gozhdohet’ nga shteti
Është një deklaratë e dhënë nga federata italiane e futbollit [FIGC] që ka konfirmuar tashmë edhe një dënim për klubin në të njëjtën bazë.
Klubi nga Serie B gjithashtu janë gjobitur me 22,000 euro, ndërsa ish-drejtorit dhe përfaqësuesit ligjor, Giorgio Lorenzo Petronit i është dhënë një ndalim pesë-muajsh nga futbolli.
Lexo po ashtu:
Gruaja e Essienit blen skuadrën italiane
Gruaja e Essienit blen skuadrën italiane
Si pasojë, Pisa janë zhytur në telashe për rënie nga kategoria, me ekipin që tani gjendet në vendin e 20 në Serie B apo vetëm dy pikë prapa vendit që i shpëton nga rënia.
Ndryshe, pjesë e Pisas janë edhe dy futbollistët shqiptarë, portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, dhe sulmuesit e kombëtares shqiptare, Rey Manaj e Edgar Çani.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...