FC Prishtina dhe futbollisti, Florent Avdyli e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
Lajmi është bëri i ditur nga vetë klubi përmes rrjetit social Facebook.
Skuadra kryqyetetase e ka falënderuar mesfushorin për kontributin e dhënë në klub dhe i ka dëshiruar atij suksese në karrierë.
28-vjeçari iu bashkua Prishtinës në verën e vitit që po lëmë pas duke u transferuar nga Teuta e Durrësit për të nënshkruar kontratë për dy vite.
Avdyli u paraqit për në tetë ndeshje në të gjitha garat për Prishtinën.
Florenti ka karrierë të pasur si futbollist, pasi në të kaluarën është aktivizuar për shumë skuadra, si SHF Kurda, KEK-u, Ramiz Sadiku, Hajvalia, Feronikeli, Trepça, Liria, Teuta dhe së fundmi Prishtina./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë