Gruaja dhe dy vajzat e Pep Guardiolas ishin në ‘Manchester Arena’ gjatë sulmit që ndodhi mbrëmjen e kaluar, por fatmirësisht janë larguar nga vendi pa lëndime.
Raportet në Spanjë deklarojnë se gruaja e trajnerit të Manchester Cityt, Cristina Serra dhe dy vajzat e tij, Valentina dhe Maria, ishin të pranishme në koncertin e Ariana Grandes, transmeton portali arbresh.info. Familja e Guardiolas ka shpëtuar pa lëndime trupore nga sulmi i kryer nga ISIS-i, por ato kanë përjetuar një eksperiencë të traumatike.
22 persona, përfshirë fëmijë, janë konfirmuar si të vrarë nga ky sulm derisa 59 të tjerë raportohet se janë të lënduar.
“Jam i tronditur. Nuk mund të besoj çfarë ndodhi sonte. Ngushëllimet e mija më të thella për familjet dhe shokët e atyre që janë prekur”, ka shkruar ish trajneri i Barcelonës në rrjete sociale në lidhje me incidentit./arbresh.info
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë