Google ADS

Familja e Fadil Vokrrit pa bileta për ndeshjen Kosovë-Spanjë

16:41 | 9 Shtator 2021
.

Ndeshja e mbrëmshme që u zhvillua mes Kosovës dhe Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” është një nga ngjarjet më të mëdha sportive që kanë ndodhur në këtë tempull.

Pavarësisht rëndësisë, Federata e Futbollit të Kosovës nuk arriti të sigurojë asnjë biletë për familjen e legjendës emrin e të cilit e mban stadiumi ku u zhvillua kjo ndeshje.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga djali i legjendës së futbollit, Gramoz Vokrri.

“Po, është e vërtetë. Por, prapëseprapë nuk ka lidhje sepse e rëndësishme është me pasë sukses këta djem. Krejt kaluese janë. Kryesorja është që futbolli të ecë mirë”.

Kosova mbrëmë u mposht nga Spanja me rezultat 2:0, duke mos arritur të dalë me një rezultat pozitiv pavarësisht lojës së jashtëzakonshme.

Në “Fadil Vokrri” “Dardanët” treguan lojë të mirë duke krijuar raste që kanë mundur ta rrezikojnë fitoren e “Furisë së kuqe”.

Por, rastet e tyre nuk i shfrytëzuan Rashica, Muriqi, Rashani dhe Loshaj.

Nga afër ndeshjen e kanë ndjekur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, si dhe shumë personalitete tjera.