E ardhmja e talentit Matthijs de Ligt duket të jetë gjithnjë e më afër zgjedhjes.
Pasditen e sotme (e premte), gazeta holandeze De Telegraaf raportoi që e dashura e lojtarit, Anne Kee Molenaar, së bashku me nënën e saj kanë vizituar Parisin në kërkim të një shtëpie të përshtatshme për të jetuar kur të konfirmohet mega-marrëveshja, transmeton portali arbresh.info.
Paris Saint Germaini duket të jetë klubi më në pozitë të mirë në garën për qendërmbrojtësin 19 vjeçar, i cili është duke u kërkuar edhe nga Juventusi dhe Barcelona.
Në fakt, deri në javët e fundit, kampioni i Spanjës dukej i vendosur për të nënshkruar me reprezentuesin holandez para se PSG të rriste ofertën për të te Ajaxi duke hedhur kështu në dyshime marrëveshjen.
Ata ofrojnë 12 milionë më shumë se tarifa prej 75 milionë që ofron Barcelona.
Gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu se agjenti i tij Mino Raiola, i cili është liruar nga ndëshkimi ndërkombëtar tani, ka folur me drejtorin e PSG-së Antero Henriquen në formë direkte./arbresh.info/
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut