Presidenti dhe drejtori i vetëm i Interit, Beppe Marotta, foli në një event të organizuar nga Il Foglio në San Siro, ku u trajtuan tema të ndryshme, nga sezoni aktual sportiv e deri te polemikat mbi ndryshimin e pronësisë.
Por mbi të gjitha, deklaratat më të forta erdhën në lidhje me zërat për një rrezik të falimentimi të Interit, shkaku i borxheve të mëdha, gjëra që kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjetet sociale dhe media.
Me kalimin nga menaxhimi i Suning me Steven Zhang në atë të fondit Oaktree, Marotta nga një rol teknik si CEO për fushën sportive, kaloi në postin e presidentit të klubit.

Ai mbrojti pozitat e klubit dhe menaxhimin aktual, duke reaguar ndaj kritikave me qartësi dhe një dozë ironie.
“Fiton dhe pastaj dështon”? Një fjalë e ndyrë”, – tha fillimisht Marotta. “Është rezultat i kulturës së zilisë. Ne nuk kemi rrezikuar kurrë falimentimin. Jemi një kompani me një marrëveshje financiare të qartë. Po, kemi obligime – që është një formë borxhi – por e kontrollojmë shumë mirë. Nuk kemi borxhe ndaj furnitorëve apo bankave. Nëse kjo nuk do ishte e vërtetë, nuk do të kishim mundësinë të regjistronim lojtarë dhe të paguanim rregullisht”.
Sa i përket rolit të tij të ri si president, ai shtoi: “Çfarë ndryshon të jesh president dhe jo CEO? Ndryshon përsa i përket përgjegjësisë, por në jetën e përditshme bëj pak a shumë të njëjtat gjëra. Të fitosh si president është një kurorëzim për karrierën time”. /Telegrafi/
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada