Ish sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falco është dënuar me një gjobë prej 9 milionë eurove dhe 16 muaj burg për shkak të mashtrimit tatimor.
Megjithatë, sipas ligjit në Spanjë, burgu është i detyrueshëm vetëm për dënime më shumë se dy vite dhe vendimi është pezulluar menjëherë, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi kolumbian, i cili ka luajtur për shumë klube në Evropë – përfshirë Porton, Monacon, Manchester United dhe Chelsean, është akuzuar për dy mashtrime tatimore në lidhje me të deklarimet falso të të ardhurave dhe mashtrimeve rreth të drejtave të imazhit gjatë kohës së tij te Atletico.
‘El Confidencial’ ka zbuluar se Falcao ishte akuzuar për marrjen në formë të paligjshme të 822.609 eurove në vitin 2012 dhe 4.839.252 eurove në vitin 2013./arbresh.info/
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin