Fitorja përballë Maqedonisë nuk i ka shërbyer shumë Kombëtares shqiptare të futbollit e cila parashikohet që në renditjen mujore të FIFA-s të humbasë 3 pozicione, ndërsa Kosova do të ngjitë 22 shkallë në këtë klasifikim në krahasim me muajin e kaluar, falë barazimit historik kundër Finlandës.
Shqipëria gjendej në vendin e 37 një muaj më parë, por pikët ndaj Maqedonisë, e cila renditet jashtë 100 skuadrave më të mira (146, -8 pozicione këtë muaj), nuk e kanë ndihmuar për të fituar pozicione. Përkundrazi, duke i përllogaritur edhe humbjen në tavolinë në miqësoren me Luksemburgun për shkak të kartonit të kuq të Kaçes, kombëtarja humb 3 pozicione dhe zbret në vendin e 40-të.
Për sa u përket skuadrave të tjera të Grupit G të eliminatoreve të Botërorit, ku bën pjesë Shqipëria, Spanja është skuadra që pozicionohet më lart, në vendin e 11-të, por duke humbur 3 pozicione në krahasim me një muaj më parë. Italia e ndjek në vendin e 13, gjithashtu me 3 vende të humbura brenda muajit të fundit, shkruan “Panorama Sport”.
Izraeli do të renditet në vendin e 98, pasi përllogaritet të humbasë 22 pozicione në këtë muaj, ndërsa Lihtenshtejni në vendin e 182-të, e vetmja skuadër e grupit që nuk parashikohet të lëvizë në krahasim me muajt e mëparshëm.

Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...