Kosova është një ndeshje larg ëndrrës së madhe, Kampionatit Botëoror. Kualifikimin historik kombëtarja më e re e Ballkanit e kërkon në tokën dardane ndaj Turqisë.
Në stadiumin që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri, i cili bëri gjithçka që Kosova të luaj nëpër këto nivele.
10 vjet pas pranimit në FIFA, “Dardanët” kanë një mundësi të artë që ta shkruajnë historinë pikërisht në stadiumin që e mban emrin e presidentit legjendar të FFK-së, të ndjerit Fadil Vokrri.
Stadiumi “Fadil Vokrri” ka qenë “arrë e fortë” për shumë kombëtare e mëdha evropiane që nga ardhja e Frano Fodas në krye të stolit kosovar.
Shumë kombëtare të mëdha kanë dal kokëulur dhe të gjunjëzuara, një ndër to edhe Suedia e dy yjeve Isak, Gyokeres.

Edhe pse erdhën si super-favorit, Suedia e këtyre yjeve u mposht 2-0 në Prishtinë, në sfidën e eliminatorëve për Botëror.
Kosova në këtë stadium ka dal e pamposhtur edhe ndaj Zvicrës, ku e ndal me barazim (1:1).
Një tjetër kombëtare që nuk arriti të marrë fitore në stadiumin “Fadil Vokrri” është Sllovenia. Sllovenët u ndalën me barazim (0:0).
Në fakt përgjatë vitit 2025, asnjë kombëtare që erdhi në Prishtinë nuk doli e fituar. Kosova luajti madje edhe një play-off këtu në kuadër të Ligës B të Kombeve, ndaj Islandës ku e fitoi me rezultat 2-1.
Po ashtu përgjatë vitit të kaluar ka luajtur edhe dy miqësorë ndaj Komoreve dhe Armenisë ku të dyja i fitoi me rezultat 4:2, potencialisht 5:2.
Të përzgjedhurit triumfuan në këtë arenë edhe ndaj Lituanisë (1:0), dhe Qipros (3:0).
Humbje e fundit e Kosovës në Prishtinë ishte ndaj Rumanisë me rezultat (0:3), në shtatorin e vitit 2024.

Pra që nga 6 shtatori i atij viti, Kosova nuk njeh për humbje në arenën dardane, gjersa ka luajtur tetë ndeshje, ku ka fituar gjashtë sosh.
Turqia do të jetë “favoriti” i radhës që vjen në “Fadil Vokrri”, por për Kosovën tashmë emri nuk ka rëndësi pasi kombëtarja ka rritje të konsiderueshme, dhe duke marrë parasysh rëndësinë e lojës gjithçka do të jetë e hapur.
Sa i përket turqve ata nuk janë kualifikuar në Botëror nga viti 2002 dhe për ta shihet një rasti i artë për ta “thyer këtë mallkim”, mirëpo Kosova është gati dhe dita e martë do të sjell një spektakël futbollistik në arenën “Fadil Vokrri”.
Hera e fundit që turqit i solli në Ballkan si mysafir ishte takimi ndaj Malit të Zi në Ligën e Kombeve, ku u mposhtën 3-1.
Mbetet të shihet pas dy ditëve nëse Kosova do ta vazhdoj serinë pozitive në shtëpi apo Turqia do ta thyej mbrojtjen dardane.
Takimi të martën nis me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...