Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde raportohet se ka kërkuar transferimin e Angel Di Marias të Paris Saint Germainit në Camp Nou këtë verë.
Ernesto Valverde ka zëvendësuar muajin e kaluar Luis Enriquen si trajner kryesor i gjigantit spanjoll dhe mësohet që ish trajneri i Athletic Bilbaos do të bëjë disa ndryshime të mëdha sa i përket personelit të skuadrës para fillimit të sezonit të ri, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘La Parisien’, Valverde ka identifikuar reprezentuesin argjentinas Di Maria si shënjestër kryesore të merkatos verore dhe i ka thënë bordit për të nisur bisedimet me skuadrën franceze.
Di Maria ka shënuar 39 herë brenda 130 paraqitje te Real Madridi gjatë viteve 2010 dhe 2014, para se t’i bashkohej Paris Saint Germain në verën e vitit 2015 pas një sezoni në Manchester United, ku argjentinasi dështoi për tu vendosur.
29-vjeçari ka shënuar 14 brenda të gjitha kompeticioneve te Paris Saint Germain në sezonin 2016/17./arbresh.info
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?