Sulmuesi Ermir Rashica e ka ndihmuar skuadrën e Metalistit të dielën të kthehet në elitën e futbollit ukrainas pas një viti të kaluar në kategorinë e dytë.
Ai asistoi në golin e minutës së 90-të të cilin e realizoi Vladyslav Kalitvintsev, shkruan Arbresh.info.
Metalis 1925 fitoi të dyja ndeshjet me rezultat 1-0 dhe kështu siguroi elitën ukrainase.
Në 10 ndeshjet e luajtura këtë edicion me skuadrën ukrainase, që nga transferimi i tij në merkaton e janarit, Rashica realizoi tre gola dhe dhuroi një asistim.
Ai u transferua nga Skënderbeu tek skuadra ukrainase.
21-vjeçari është pjesë e kombëtares së Shqipërisë U21 dhe e ardhmja e tij është mjaft premtuese.
Ermir Rashica karrierën e nisi tek Trepça ’89./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...