Sven Goran Eriksson, i cili pak javë më parë njoftoi se vuan nga kanceri i pankreasit, do të drejtojë Liverpoolin në një ndeshje legjendash marsin e ardhshëm.
Kështu suedezi do të përmbushë një nga ëndrrat e jetës së tij, të jetë trajner i Liverpoolit, siç zbuloi gjatë njoftimit për kancerin, kur deklaroi se i ka mbetur edhe një vit jetë.
Eriksson do të ulet në bankinë së bashku me legjendat e Liverpool si Ian Rush, John Barnes dhe John Aldrige, dhe do të ketë nën komandën e tij lojtarë si Jerzy Dudek, Sander Westerveld, Martin Skrtel, Fabio Aurelio, Djibril Cisse dhe Ryan Babel. Emra tjerë do të shpallen në javët në vijim.
“Unë jam një tifoz i Liverpoolit, kështu që gjithmonë kam dashur të jem trajneri i tyre”, ka thënë suedezi.
“Ai mund të bëjë punën time për një ditë nëse dëshiron”, deklaroi Klopp pasi dëgjoi deklaratën e trajnerit legjendar.
E thënë më shpejt se e bërë. Eriksson do të ulet në stolin e ‘kuqve’. Ndeshja do të zhvillohet kundër një skuadre legjendash të Ajaxit më 23 mars.
23 mars kundër Ajax
Ndeshja mes dy klubeve të mëdha evropiane do të luhet në Anfield dhe të gjitha fondet e mbledhura do të shkojnë për fondacionin e Liverpoolit.
Dy ndeshjet e mëparshme të legjendave, kundër Manchester United dhe Glasgoë Celtic, mblodhën gjithsej 1.7 milionë euro. /Telegrafi/
Ylli kosovar, Drin “makazze” Shaqiri shkëlqeu në...
Edi do të mësojë sot atë që Dolce ka thënë në “Grande Fratel...
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombë...
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhet...
Sallahu pret në takim kryetarin e komunës së Kamenicës, flas...
Armend Thaqi “Ylli i Javës” në Superligën e Koso...