Erdin Hashani emërohet trajner i skuadrës së Vjosës
Ish futbollisti i njohur tash trajner Erdin Hashani e ka nisur Vitin e Ri me një post të ri.
Hashani është zyrtarizuar trajner të KF Vjosa.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Shtimja e cila me Hashanin pret suksese në stinorin pranveror. Vjosa garon në Ligën e Dytë ndërsa pozicionohet në vendin e katërt në tabelë me 32 pikë në 15 ndeshje të zhvilluara.
Njoftim i plotë i KF Vjosës
Erdin Hashani merr timonin e flotës së KF. Vjosës.
Të nderuar sportdashës të Komunës së Shtimes dhe më gjerë, ju njoftojmë se KF. Vjosa ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Erdin Hashani.
Trajneri, analisti i mirënjohur i sportit kosovar z. Erdin Hashani, tash e tutje do ta drejtojë KF. Vjosën, duke besuar në profesionalizmin, përkushtimin e z. Hashanit, shpresojmë që sukseset nuk do të na mungojnë.
Mirë se vjen trajner!
Na priftë e mbara!
BASHKË ËSHTË E MUNDSHME…
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...