Trajneri i PSG-së, Luis Enrique beson se skuadra e tij, mund ta përmbys rezultatin e lojës së parë ndaj Borussia Dortmundit.
Parisienët dhe Dortmundi do të ndeshen nesër mbrëma në ‘Parkun e Princave’ në sfidën kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e ‘Milionerëve’ të Gjermanisë prej 1-0.
“Objektivi është të fitojmë ndeshjen. Por sido që të shkojë ndeshje ne duhet të jemi gati. Ne mund të shënojmë dy gola në tre minuta por edhe të pësojmë. Duhet të përqendrohemi në sulm dhe mbrojtje”, ka thënë Enrique.
Strategu spanjoll është i bindur se të besuarit e tij, do të kenë përkrahje të fuqishme nga tifozët parisien.
“Ne kemi një garanci absolute se ata do të na mbështesin për 90 minuta, edhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë. E pamë në Dortmund, ishte madhështore”, ka pohuar Enrique.
Ndeshja PSG-Dortmund fillon në orën 21:00./rtk/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...