E ardhmja e Donnarummas është larg Parisit. Një gjë e tillë është konifrmuar edhe sot nga vetë trajneri i PSG-së, Luis Enrique.
Edhe pse futbollisti ka një kontratë të vlefshme edhe për një sezon me francezët ai pritet të largohet, një vit pa i përfunduar kontrata e tij, shkruan Arbresh.info.
Strategu spanjoll e la përgjegjës veten për situatën me portierin italian, në një intervistë për Sky Sport.
“Donnarumma është një nga portierët më të mirë në botë, pa dyshim, dhe një person edhe më i mirë. Por kjo është jeta e futbollistëve të nivelit të lartë – unë jam 100% përgjegjës për këtë vendim të vështirë”, deklaroi Enrique.
Largimi i Donnarummas sipas spanjollit lidhet me profilin e tij si portier.
“Nëse do të ishte e lehtë, kushdo do ta merrte. Këto vendime kanë të bëjnë me atë çfarë kërkon skuadra, jo vetëm me cilësitë individuale”, deklaroi Enrique.
Kujtojmë se ditë më parë Parisi nënshkroi me Lucas Chevalier nga Lille. Donnarumma madje nuk u ftua as për ndeshjen e nesërme të Superkupës së Evropës ndaj Tottenhamit.
Kujtojmë se me disa pritje bravuroze gjatë fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, italiani ishte kyç në triumfin e parë dhe historik në ligën më prestigjioze për klube në botë./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...