Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e ka quajtur Athletic Bilbaon si një prej kundërshtarëve më të vështirë në futbollin spanjoll.
Dy skuadrat takohen sot në mbrëmje në Camp Nou në finalen e Kupës së Mbretit.
Barcelona konsiderohet si favorite, por Enrique thotë se skuadra e tij nuk duhet të mendojë se do ta ketë lehtë ndaj Bilbaos.
“Është një prej ndeshjeve më të mira ku mund të luash për shkak të atmosferës dhe të trofeut. Athletic është një prej ekipeve më të vështira si kundërshtare. Ata përpiqen shumë dhe të vënë nën presion gjatë gjithë kohës. Duhet të dimë të shfrytëzojmë momentet e duhura të ndeshjes për t’iu shkaktuar probleme”, ka thënë Enrique në konferencën para ndeshjes.
Moti sot në Shqipëri
Trump: Sot nis “Operacioni Liria” në Ngushticën e Hormuzit
Liderët evropianë mblidhen në Armeni, dikur aleate e ngushtë...
Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së...
Moti sot diell, temperatura deri në 22°C
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...