Struga përballë një tjetër prove të madhe, që, nëse kalohet, e çon në play off-in e Conference League-s. Kampionët e Maqedonisë së Veriut presin Swift Hesperange të Luksemburgut në raundit e tretë të kompeticionit.
Trajneri Shpëtim Duro ka përzgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm, duke i besuar tredhëmbëshi sulmues Mazrekaj-Radeski-Ibraimi.
Në portë, i zakonshmi Kjosevski, ndërsa treshja e mbrojtjes do të formohet nga Neziri, Radic dhe Krivanjeva.
Në mesfushë do të rreshtohen Malikji, Shabani, Bojku e Zguro.
Një shans i artë për Strugën, që i ka të gjitha mundësitë të kalojë në play off, pse jo të prekë edhe grupet e Conference League në pjesëmarrjen e parë evropiane.

Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë