Mesfushori 28 vjeçar, Endrit Krasniqi i është bashkuar Shkëndijës.
Ai është transferuar nga skuadra e Prishtinës dhe ka firmosur me “kuqezinjtë” deri në verën e vitit 2025.
Krasniqi ka premtuar se do të jap maksimumin.
“Për Shkëndijën nuk duhet shumë të flitet, është një ndër klubet më të mëdhaja shqiptare dhe shpresoj që të kemi një sezon fantastik dhe të bëjmë gjëra të mëdha. Dihet se Shkëndija organizimin e ka në nivel tjetër në raport me klubet tjera, kështu që neve që punojmë për këtë klub na mbetet të japim maksimumin dhe të arrijmë atë që klubi e ka planifikuar në fillim të sezonit. I detyrohem këtij klubi për besimin e treguar dhe duhet të jap maksimumin që të arrijmë ato objektiva që i kemi”, është shprehur mes tjerash Endrit Krasniqi pasi firmosi kontratën dy vjeçare në prani të drejtorit sportiv, Harun Isa-s.
Karrierën Krasniqi e ka nisur me skuadrën e 2 Korrikut, ndërsa për një kohë ishte në Spanjë me ekipin e të rinjëve të FC Lugo./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...