Talenti i Real Madridit, Endrick Felipe, u prezantua para mediave të hënën, pas transferimit të tij në formë huazimi te Olympique Lyon.
Sulmuesi brazilian do të qëndrojë në Francë deri në fund të sezonit, ndërsa marrëveshja nuk përfshin opsion blerjeje për lojtarin që vlerësohet rreth 60 milionë euro.
Endrick kishte zhvilluar vetëm tre paraqitje këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso dhe nuk ishte në planet për minuta të rregullta, me Gonzalo Garcian që po preferohej në repartin ofensiv.
Vetë lojtari konfirmoi për “Marca” se largimi ishte një vendim i marrë për të pasur më shumë hapësirë në lojë.
“Doja të largohesha nga Real Madridi për të luajtur. Kur Lyoni më kontaktoi, e pranova menjëherë. Jam shumë i lumtur. Jam këtu për ta ndihmuar ekipin,” u shpreh Endrick.
Ai shtoi se deri në momentin e fundit ka qenë në kontakt me shokët e skuadrës te Real Madridi, por tani fokusi i tij është vetëm te aventura e re në Francë.
Më herët gjatë sezonit, përzgjedhësi i Brazilit dhe ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, kishte lënë të kuptohej se një largim do t’i bënte mirë zhvillimit të Endrickut.
Vetë sulmuesi zbuloi se Ancelotti i kishte dhënë këshilla të drejtpërdrejta.
“Fola me Carlo Ancelottin. Ai më dha udhëzime dhe më tha çfarë mund të përmirësoj. U emocionova shumë. Ai më tha: ‘Shko, luaj, përmirëso futbollin tënd dhe ji i lumtur’. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua,” deklaroi Endrick.
Endrick synon të jetë pjesë e Kombëtares së Brazilit për Botërorin e ardhshëm dhe e sheh huazimin te Lyon si një hap vendimtar për këtë objektiv.
Ai theksoi gjithashtu se nuk ka ardhur për të qenë ylli kryesor i ekipit, por për të kontribuar aty ku trajneri e sheh të nevojshme.
Ndërkohë, raportimet nga Spanja se Lyoni është i detyruar me kontratë ta aktivizojë Endrickun në të paktën 25 ndeshje, përndryshe do të përballet me penalitete financiare, janë mohuar nga drejtori i përgjithshëm i klubit francez, Michale Gerlinger.
AME: Ekziston mundësia për përkeqësim të situatës në rast të...
Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore: Sot gjendja në terren...
ASAP Rocky rrëfehet: Atësia më ka bërë më emocional dhe plot...
Komuna e Mitrovicës njofton për orarin e shpërndarjes së bid...
Takimi i Parisit për Ukrainën, Kievi merr mbështetje nga SHB...
Gjobitet një kompani për ndotje të rrugës në Prishtinë